06 Janar 2025

Gjakova me Qendren më të madhe Tregtare në Rajon

Gjakovë, 9 korrik - Në një nga qytetet e veçanta Kosovës, në Gjakovë, do të hapet së shpejti qendra më e madhe tregtare në Rajon.

“Nertili” i njohur deri tash si qender tregtare që nuk mbanë në hapsirat e tij produkte të shtetit të serbisë, ka bërë një investim marramëndës duke zgjeruar ambjentet e tij në përmasa gjigande.

Qendra tregtare Nertili në Gjakovë sot numëron mbi 150 dyqane të cilat presin të fillojnë punën në tetor të këtij viti. 

Në mbi 40 000 metra2 kjo qender gjigande perveq supermarketit, tekstilit, teknikës dhe shumë artikujve të tjerë që funksionojnë aktualisht, do te ngerthej ne vete brende të njohura të tekstilit, pishina, fitnes, bolling, kinema, fusha te futbollit, tenisit, sallone bukurie, masazhe, sauna, restaurante dhe gjithcka tjeter qe secil mund te kerkoj per nevojat e tij.

E veçanta e kësaj qendre do të jetë kati me i lartë, i cili është i rregulluar me ambiente tradicionale të ngjashme me \"Çarshinë e Vjetër\" në Gjakovë, që vetëm një mendje kreative do të mund ta realizonte.

Tashmë kjo Qender është në fazen e kontraktimit të kompanive më të njohura vendore dhe nderkombëtare që do të kenë hapsiren e vet Brenda kësaj qendre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)