Gazprom shënon rekordin e eksporteve
Moskë, 3 prill - Kompania ruse e naftës Gazprom shënoi në muajin mars rekordin e volumit të furnizimeve të gazit në vendet e huaja. Holdingu shtetëror rus rriti eksportet me një të tretën - deri në 12.5 miliardë metra kub.
Më parë Gazprom shënoi një rekord në furnizimet e përditshme. Më 25 mars kompania shtetërore furnizoi në vendet e huaja 520 milionë metra kub gaz.
Rritjen e eksporteve të holdingut të gazit rus e stimulon moti i ftohtë në Evropë dhe rritja e çmimeve nga ana e konkurrentëve të Gazprom.