06 Janar 2025

Gazeta Washington Post do të shitet për 250 milionë dollarë

Washington, 6 gusht - Themeluesi i faqës së internetit, amazon.com, Jeff Bezos do ta blejë gazetën amerikane, Washington Post, dhe disa gazeta të tjera për një shumë që raportohet se arrin 250 milionë dollarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post Co. të hënën.

Bezos është duke e blerë gazetën si individ dhe se amazon.com nuk është e përfshirë.

Udhëheqësi i “Washington Postit”, Donald Graham ka thënë se “Jeff Bezos është i sprovuar si gjeni i teknologjisë dhe biznesit, çasja e tij afatgjate dhe mirësjellja personale e bëjnë atë një pronar unik të mirë të gazetës”.

Përmes një komunikate, Bezos ka thënë se ai e kupton rolin kritik të gazetës në Washington dhe ka thënë se vlerat e saj nuk do të ndryshojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)