Fuqia konkurruese globale, Kina në vendin e 29-të
Davos, 12 shtator - Kina renditet në vendin e 29-të të listës mbi fuqisë konkurruese në tregjet globale, publikoi Forumi Botëror Ekonomik në raportin e tij.
Sipas këtij raporti, Kina renditet njësoj si vitin e kaluar, por ende përballet me disa probleme.
Ndër vendet e BRICS-it, Kina renditet në vendin e parë, duke kaluar Afrikën e Jugut që u rendit në vendin e 53-të, Brazilin në vendin e 56-të, Indinë në vendin e 60-të dhe Rusinë në vendin e 64-t.
Në një konferencë për shtyp, kryeekonomistja e Forumit të Davosit Jeniffer Blanke tha se Kina përballet ende me disa probleme, si korrupsioni, siguria dhe mbikëqyrja ndaj ndërmarrjeve.
Por, qeveria kineze është në dijeni për këto probleme dhe ka marrë masa aktive për rregullimin dhe përmirësimin.
Blanke shtoi gjithashtu se nga pikëpamja pozitive, situata makroekonomike në Kinë është optimiste.