02 Janar 2025

Fullani: Në 2012 kanë rënë eksportet

Tiranë, 9 prill - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka raportuar sot në Komisionin e Ekonomisë për veprimtarinë e BSH-së për vitin 2012-të, ku ka theksuar se viti i kaluar ka qenë i vështirë për ekonominë në vend.

“Banka e Shqipërisë ka përmbushur detyrat ligjore gjatë 2012-s”, tha Fullani, duke shtuar se gjatë këtij viti inflacioni ka qenë nën kontroll.

Për ekonominë, siç theksoi Fullani, 2012-ta ka qenë një vit i vështirë, për shkak të rënies së eksporteve.

“Viti 2012 i vështirë për ekonominë. Eksportet ranë për shkak të krizës te fqinjët. Rënia e kërkesës në vend për shkak të pasigurisë. Ndikoi negativisht edhe moti i keq në tremujorin e parë të 2012-ës”,- tha Fullani.

“Gjatë vitit 2012 ekonomia u zhvillua nën potenciale”,- tha ai më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)