02 Janar 2025

Forcat ekonomike kosovare dhe rumune do rrisin shkëmbimet tregtare

Bukuresht, 8 prill - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini gjatë vizitës në Rumani ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Rumani Sami Shiba.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se kanë zhvilluar një takim vllazëror me ambasadorin shqiptarë në Bukuresht, i cili përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe i cili ka bërë dhe po bënë punë të shkëlqyeshme për të afirmuar e promovuar të gjitha trevat shqiptare si vende të arta për investime.

“Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit dhe ndikimit të rritjes ekonomike që tashmë janë të pakta ndërmjet vendeve tona”, tha Agim Shahini.

 Sipas tij iniciativat e ambasadorit shqiptar janë jashtëzakonisht të rëndësishme në rritjen e shkëmbimeve tregtare të Kosovës, Shqipërisë drejt Rumaninë. Kjo është një iniciativë me vend për shkëmbime tregtare ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.   

Nga ana tjetër Sami Shiba, ambasador i Shqipërisë në Rumani, tha se ndihet i kënaqur që u takua me kryetarin e AKB-së Agim Shahinin. Sipas tij vizita në Rumani është një hap shumë i mirë dhe mjaft pozitiv. Pjesëmarrja e delegacionit nga Kosovë në Rumani e cila akoma nuk e ka njohur Kosovën ka rëndësi shumë të madhe.

“Pjesëmarrja në një samit të karakterit ekonomik, ka domethënie të madhe për Kosovën dhe Rumaninë. Sidomos në rritjen ekonomike në mes dy vendeve. Hapi i parë është ai i shkëmbimeve ekonomike, pastaj edhe në fusha tjera”, tha ambasadori Sami Shiba. Ai premtoi se bashkëpunimi ndërmjet AKB-së dhe Ambasadës shqiptare në Rumani do të rritet.         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)