Ekuadori braktis marrëveshjen tregtare me ShBA-në
Quito, 28 qershor - Ekuadori ka refuzuar presion e ShBA-së për rinovimin e "Aktit për Promovimin e Tregtisë dhe Luftën ndaj Drogës", të cilin ministri i Informacionit Fernando Alvarado, e ka lidhur me çështjen Snowden.
Ai tha se Ekuadori do të braktisë "në mënyrë të njëanshme dhe të ndryshueshme" marrëveshjen tregtare, pasi nuk pranon presionin dhe kërcënimin.
Por, biznesi në Ekuador shprehet kundër vendimit të qeverisë. Sipas tij, vendimi është i motivuar politikisht dhe do të dëmtojë rëndë tregtinë eksportuese të Ekuadorit. Shtetet e Bashkuara janë partneri më i madh tregtar i Ekuadorit. (Du/Leftion Peristeri)