05 Janar 2025

Eksporti kinez është rritur për 14.7 për qind

Pekin, 8 maj - Kina ka raportuar të dhëna pozitive ekonomike, pasi qeveria e këtij vendi ka njoftuar sot se eksporti është rritur për 14.7 për qind , në muajin prill, në krahasim me një vit më parë.

Importi ka shënuar shkallën 16.8 për qind , që është pak më i lartë se ai i muajit paraprak, që ishte 14.1 për qind .

Këto të dhëna të fuqishme sugjerojnë se rritja ekonomike e Kinës mund të forcohet, pas një rënie të papritur në tremujorin e parë, në 7.7 për qind  prej tremujorit paraprak, që ishte 7.9 për qind .

Disa analistë kanë tërhequr vërejtjen se ripërtritja e ekonomisë së Kinës është nxitur nga investimet e udhëhequra nga shteti dhe kreditë e bankave, kështu që rritja mund të jetë e paqëndrueshme nëse tregu ose investimet dobësohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)