05 Janar 2025

Eksporti i Bullgarisë për BE-në u rrit 17.3 për qind

Sofje, 10 maj - Instituti Kombëtar i Statistikës të Bullgarisë njoftoi, se gjatë periudhës janar-shkurt eksporti i Bullgarisë për BE-në u rrit me 17.3 për qind kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të mëparshëm dhe është 2 miliard euro.

Importuesit kyçë nga Bullgaria janë Gjermania, Italia, Greqia, Rumania dhe Franca, të cilët formojnë 71.5 për qind nga eksporti i BE-së.

Ndërkohë importi nga BE-ja u rrit me 7 për qind kundrejt së njëjtës periudhë të 2012-ës dhe është 2.3 mlrd euro.

Më shumë mallra Bullgaria ka importuar nga Gjermania, Italia, Spanja, Rumania, Greqia dhe Hungaria.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës, sivjet eksporti i mallrave industriale u ul me 2.3% gjatë muajit mars kundrejt muajit shkurt dhe njëkohësisht me 3.6% kundrejt muajit mars të 2012-ës.

Në industrinë e nxjerrjes u shënua ulje prej 12% gjatë marsit kundrejt muajit të mëparshëm, derisa në prodhim dhe në shpërndarjen e energjisë elektrike dhe të gazit u shënua rritje prej 4.3%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)