Eksportet vjetore turke arrijnë në 156.3 miliardë dollarë
Stamboll, 2 gusht - Në muajin korrik eksportet turke nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe janë realizuar në shifrën 12 miliardë e 539 milionë dollarë.
Kryetari i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, Mehmet Byjykekshi (Mehmet Büyükekşi) publikoi një komunikatë me shkrim mbi realizimin dhe të dhënat e eksportit të mallrave për muajin korrik 2014.
Komunikata tërheq vëmendjen në 3 ditët e punës së mangët që janë bërë në muajin korrik për shkak të pushimeve të Bajramit të Ramazanit që rastisën në korrik.
Në muajin korrik eksportet turke kanë mbetur konstante krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe janë realizuar në shifrën 12 miliardë e 539 milionë dollarë.
Kurse eksporti total për 7 muajt e parë të vitit ka shënuar një rritje me 5,7% dhe është realizuar me 92 miliardë e 711 milionë dollarë, kurse eksportet vjetore janë rritur me 2,2% dhe janë realizuar në shifrën 156 miliardë e 319 milionë dollarë.