02 Janar 2025

Eksportet turke serish shënojn rritje

Ankara, 2 prill - Eksportuesit turq gjatë muajit mars kanë realizuar një eksport me vlerë totale 12 miliardë e 550 milionë dollarësh.

Presidenti i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, Mehmet Byjykekshi, nëpërmjet një konference për shtyp bëri publike shifrat e eksportit turk për muajin mars.

\"Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksporti për marsin 2013 është rritur me 0,3 për qind duke arritur në 12 miliardë e 550 milionë dollarë.\"

\"Eksporti ynë në tremestrin e parë të vitit është rritur me 3,3 për qind, me një vlerë të përgjithshme prej 36 miliardë e 484 milionë dollarësh. Ndërsa në 12 muajt e fundit eksporti turk ka shënuar një rritje në nivelin 10,8 për qind dhe ka arritur në 153 miliardë e 714 milionë dollarë\", tha Mehmet Byjykekshi.

Automobilistika rezulton sektori më i suksesshëm me një total eksporti prej 1 miliard e 869 milionë dollarësh, në vend të dytë renditet sektori i veshjeve të gatshme, ndërsa në të tretin ai i hekur-çelikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)