Eksportet turke rritën për 3,6 për qind
Ankara, 1 korrik - Në muajin maj eksportet turke u rritën me 3,6%, kurse importet u ulën me 10,3%, ndërkohë që deficiti i tregtisë së jashtme është reduktuar në 7 miliardë e 108 milionë dollarë.
Janë publikuar të dhënat e përkohshme për tregtinë e jashtme të krijuara nga Instituti i Statistikave të Turqisë në bashkëpunim me Ministrinë e Doganave dhe Tregtisë.
Sipas shifrave të fundit në muajin maj eksportet kanë regjistruar një rritje 3,6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe janë realizuar në shifrën e 13 miliardë e 750 milionë dollarëve.
Kurse importi është pakësuar me 10,3% dhe është realizuar në shifrën 20 miliardë e 859 milionë dollarë.
Nga ana tjetër vazhdon të mbyllet edhe deficiti i tregtisë së jashtme.
Në maj 2014 deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë u reduktua me 28,7% dhe ra në 7 miliardë e 108 milionë dollarë.
Eksportet drejt vendeve të BE-së shënuan një rritje me 16%.
Ndërkohë që Gjermania renditet e para në listën e vendeve ndaj të cilave Turqia ka bërë më shumë eksport, Kina zë vendin e parë në import.