06 Janar 2025

Eksportet kineze u rritën me 5.1 për qind

Pekin, 9 gusht - Tregtia e jashtme e Kinë u përmirësua në korrik, me rritjen e ekporteve dhe importeve respektivisht.

Eksportet kineze u rritën me 5.1 për qind nga viti në vit në korrik, duke kapur një vlerë prej 185.99 miliardë dollarësh, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave të enjten.

Gjithashtu edhe importet u rritën me 10.9 për qind me bazë vjetore duke kapur një vlerë prej 168.17 miliardë dollarësh.

Suficiti u ngushtua me 29.6 për qind nga viti në vit, pasi importet u rritën tej parashikimit, thotë Administrata e Doganave.

Liu Ligang, ekzekutivi i Kinës për grupin Bankar ANZ, tha se tregtia e jashtme u përmirësua për shkak të rritjes së kreditimit dhe rimëkëmbjes së fundi të ekonomisë në ShBA dhe BE.

Në korrik, tregtia me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara u rrit me 5 dhe 10 për qind respektivisht me bazë vjetore.

Ndërkohë kryekonomisti i Bankës së Komunikimeve Lian Ping, e lidh përmirësimin e tregtisë së jashtme me fillimin porosive për mallrat e Krishtlindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)