Eksportet e naftës shqiptare drejt Maltës rriten për 430 për qind
Tiranë, 9 shkurt - Malta shënon destinacionin e ri si partner i tretë tregtar për eksportet shqiptare në dy vitet e fundit, ku ndikim kryesor ka dhënë Bankers Petroleum me shitjen e naftës.
Sipas INSTAT, shitjet drejt Maltës në 11 muajt e 2013-tës u rritën me 430% me bazë vjetore dhe me vlerë 17 miliardë lekë, duke u renditur vendi i tretë pas Italisë dhe Spanjës, me 7.3% të totalit të eksporteve, duke lënë pas edhe Kosovën.
Ashtu siç ndodhi dhe me Spanjën tre vjet më parë, ndikimin kryesor në këtë rritje tepër të lartë e dhanë shitjet e grupmallit, minerale, lëndë djegëse energji, që zënë pothuajse 100% të totalit të eksporteve drejt Maltës.