05 Janar 2025

Ekonomia e zezë në Bullgari arrinë në 12.9 miliard euro

Sofje, 8 maj - Pritet që ekonomia e zezë në Bullgari të arrijë 12.9 miliard euro gjatë vitit 2013, ose 31.2 për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Kështu tregojnë të dhënat e studimit “Ekonomia e zezë në Evropë – 2013 – pagimet elektronike si mënyrë e përballimit të problemit të ekonomisë së zezë”, përgatitur nga prof. Fridrih Shnajder nga Fakulteti i Ekonomisë i Johannes Kepler University në Linc të Austrisë dhe kompania konsultuese A. T. Kearney.

Kjo është përqindja më e madhe e ekonomisë së zezë ndër të gjitha 31 shtetet evropiane të përfshira në studim.

Ekonomia e zezë në Evropë është me vlerë të përgjithshme 2.1 trilionë euro, që barazohet me 18.5 për qind të PBB-së së kontinentit dhe u detyrohet pagimeve të padeklaruara cash për pagat dhe raportimit të paplotë të të ardhurave nga ana e biznesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)