Dy kompani kërkojnë hetim për ministren Kusari-Lila
Prishtinë, 6 maj - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila mund të përballet në gjykatë, pasi dy kompani private kanë bërë kërkesë për hetim penal duke pretenduar për shkelje ligjore që ministrja me stafin e saj ndaj këtyre dy kompanive.
Kompania Kosova Lab të cilën e përfaqëson Bekim Shyti dhe Sierra-Lab që e përfaqëson drejtori Ejup Gashi pretendojnë se ministrja dhe stafi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke mos zbatuar autorizimet për konfirmimin n3. 8008/MTI në testimin e derivateve të naftës.
Përveç ministres Mimoza Kusari-Lila, kërkesë për hetim është bërë edhe për disa punonjës të saj, siç janë: Bernard Nikaj, shef i kabinetit të ministres dhe këshilltar, Ruzhdiu Shehu kryeinspektor i tregut në MTI si dhe ndaj Ibush Luzhës.
Në këtë kërkesë për inicim të hetimeve të deponuara në PSK, thuhet se kërkesa për hetim ndaj të lartpërmendurve bëhet për shkak të dyshimit për shkelje të ligjit, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për krim të organizuar.
Verifikimi i dokumenteve të konformitetit nga Trupa inspektuese bëhet 100 për qind, duke shtypur vetëm letra të bazuara nga dokumentet e lëshuara, jashtë vendit. Kjo trupë nuk ka asnjë pajisje laboratorike asnjë investim, përveç kompjuterëve një printer dhe një vulë. Nga furnizimi me tabakë letre, të cilat kushtojnë 3 euro, i përfiton 29 500, 00 euro vetëm për shitjen e letrave pa vlerë, thuhet në këtë kërkesë, shkruan KosovaSot.
Këtë nuk ka dashur të komenton Prokuroria Speciale e EULEX-it. Prokuroria Speciale nuk dëshiron të komentojë rreth kësaj çështje, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi.