06 Janar 2025

Dolce dhe Gabbana dënohen për evazion fiskal

Milano, 20 qershor - Gjykata dënoi modelierët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana me 1 vit e 8 muaj burg secilin për evazion fiskal.

U verifikua se Dolce dhe Gabbana kanë fshehur nga autoritetet tatimore një sasi të ardhurash të grumbulluara prej 1 miliard euro.

Në veçanti, për të shmangur pagesën e taksave ata kanë përdorur kompaninë e tyre të regjistruar në Luksemburg. Krimi i evazionit fiskal është kryer në vitet 2004-2005.

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk do të thotë se modelierët, të cilët nuk ishin të pranishëm gjatë shpalljes së aktdënimit në gjykatën e Milanos, do të gjenden prapa hekurave. Siç pritet, ata do ta apelojnë vendimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)