Dogana zbulon armë në Vërmicë
Prishtine 13 dhjetor - Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbulua një armë zjarri të fshehur në një automjet. Në pikë kalimin kufitar Vermicë, Oficerët Doganorë kanë selektuar një automjet me targa të Kosovës për kontroll rutinore.
Gjatë kontrollit të automjetit nën ulësen e pasme, Oficerët Doganor kanë hasur në një armë zjarri si dhe 20 copë fishek.
Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme, si dhe arrestimi i personit në fjalë është kryer nga Policia e Kosovës.