09 Janar 2025

Dogana zbaton ligjin e nuk krijon barriera për biznes

Prishtinë, 14 shkurt - “Kohëve të fundit në adresë të Odes Ekonomike të Kosovës kanë arritur  vërejtje nga ana e komunitetit të biznesit në veçanti të atyre që posedojnë depo të përkohshme doganore  sepse tani shumica prej tyre janë të mbyllura dhe garancionet bankare janë realizuar.\"

\"Në këtë  drejtim ato kërkojnë  të gjendët një modalitet në bashkëpunim me Doganat e Kosovës për mundësinë e gjetjes së një zgjidhje e cila  do të jetë me efekte pozitive të shumta”, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në një takim pune  Drejtorin e Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna me stafin e tij profesional.
 
z. Rafuna theksoi” Dogana e Kosovës me qëllim të implementimit të drejtë të Kodit Doganor dhe akcizave është në fazën e implementimit të një aplikacioni softwerik i cili do të shërbej për mbikëqyrjen e Depove Doganore. Nga ky aplikacion do të kenë përfitime te të dyja palët  si bizneset por në veçanti buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Dogana do të ketë një mekanizëm më të mirë për mbikëqyrje dhe kontroll të procedurave  me ndikim ekonomik respektivisht Depove Doganore kurse biznesi  do të ketë përfitime në lehtësira menexheriale të depove, stoqeve dhe bilancit  të afarizmit në përgjithësi.
 
Për momentin  mund të duket si një barrierë por me kalimin e kohës dhe funksionalizimin e këtij sistemi do të vërehen efektet pozitive  për të dyja palët. Si Doganë ofrojmë partneritet  dhe dialog me sektorin privat  dhe për sqarime  dhe informacione  tjera profesionale  jemi të hapur në çdo kohë.

Kryetari z. Gërxhaliu mbështet  sundimin e rendit dhe ligjit me qëllim të vetëm që ky zbatim të jetë në funksion të përmirësimit të ambientit biznesor në Kosovë dhe të jetë koherent edhe me praktikat e vendeve qoftë në rajon apo edhe në Evropë.
 
Situata ekonomike në Kosovë nuk është  ajo e dëshiruara  dhe qasjet në financa janë bukur të limituara dhe dua të besojë se bashkarishtë do të gjendët një alternativë me efekte multiplikative pozitive.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)