Dogana parandalon një mori rastesh të tentim kontrabandimit
Prishtinë, 18 nëntor - Dogana e Kosovës ka bërë ditur se gjatë këtij vikendi ka parandaluar një mori rastesh të tentim kontrabandimi.
Në rajonin e Mitrovicës Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion, i cili ka rezultuar me sukses në parandalimin e kontrabandimit me mallra të ndryshme.
Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve Oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave të ndryshme si: pije të gazuara, produkte higjienike etj.
Pronari nuk posedonte asnjë dokumentacion mbi mallin, dhe për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se është mall i kontrabanduar.
Sasia e mallit të zbuluar menjëherë është konfiskuar, si dhe ndaj pronarit është incizuar proces për kundërvajtje Doganore.
Një rast tjetër në tentim kontrabandimi është zbuluar në rajonin e Kamenicës. Pas ndaljes për kontroll të një automjeti, Oficerët Doganor kanë zbuluar mallra komerciale të sjellura nga Serbia rrugëve te paautorizuara nga Dogana, me qellim të shmangieve të taksave.
Sasia e mallit të zbuluar menjëherë është konfiskuar, si dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.
Në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, Oficerët Doganor kanë parandaluar dy raste me mallra të ndaluara. Gjatë kontrollit në nisje të udhëtarëve, pas kalimit përmes skanerit, në një valixhe Oficerët Doganor kanë vërejtur disa objekte të dyshimta.
Pas hapjes së valixhes Oficeret kanë hasur në 3 copë armë të ndaluara elektroshok. Rasti komplet i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme.
Një rast tjetër është zbuluar në arritje, pas ndaljes për kontroll të një udhëtari, Oficerët Doganor kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të thikave. Me këtë rast personi në fjalë ka bërë kundërvajtje Doganore, si dhe ndaj tij është iniciuar kundërvajtje Doganore.
Në pikë kalimin Kufitar të Vërmicës, në hyrje është selektuar një automjet për kontroll detale. Gjatë kontrollit në bagazh të automjetit Oficerët Doganor kanë hasur në një pako, qe dyshohej të jetë narkotik.
Më pas pala i është nënshtruar edhe kontrollit trupor, me çrast është gjetur edhe një pako po ashtu me substancë narkotike, në sasi jo të madhe. Rasti i është referuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.