Dogana parandalon mallra kontrabandë në rajonin e Mitrovicës
Prishtinë, 16 tetor - Pas themelimit të Task forcës në mes të Doganës, Policisë dhe ATK kanë filluar edhe rezultatet e kapjes së mallrave të kontrabanduara.
Me iniciativën e Ministrisë së Financave javë më parë është bërë nënshkrimi i themelimit të task forcës së përbashkët në mes të institucioneve për zbatim të ligjit. Nënshkrimi është bërë nga tre drejtorët e agjensioneve, respektivisht nga Shpend Maxhuni Drejtor, Policia e Kosovës, Lulzim Rafuna Drejtor Dogana e Kosovës dhe Behxhet Haliti Drejtor Administrata Tatimore e Kosovës.
Rezultatet e para pozitive janë vërejtur në kapjen e mallrave kontrabande në rajonin e Mitrovicës. Kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit shume te mire dhe koordinimit në mes të agjensioneve për zbatimin e ligjit.
Në vazhdim janë të dhënat për rastet e zbuluara me mallra te kontrabanduar, të cilat i nënshtrohen tatimit të akcizës: Naftë afër 15000 litra, lëngje 2200 litra, misër 1500 kg, cigare 10500 copë dhe preparate për pastrim 700 kg.
Gjithashtu janë konfiskuar edhe 6 automjete dhe një maune të cilat shërbenin për kontrabandimin e mallrave kurse vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin shumën prej 50.000 .
Në këtë rajon është realizuar edhe një bastisje në lokacion të dyshuar për kontrabandë të mallrave.
Dogana e Kosovës i bën thirrje qytetarëve të lajmërojnë raste e dyshuara dhe të bashkëpunojnë me institucionet ashtu që së bashku të luftojmë dukuritë negative.