Dogana e ATK bashkë kundër parregullsive në lojërat e fatit
Prishtinë, 18 dhjetor - Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, Drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të ATK-së Behxhet Halitin me bashkëpunëtor ku teme qendrore e takimit ishte zbatimi i ligjit për lojëra të fatit, koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta etj.
Gjatë këtij takimi të drejtorëve u diskutuan edhe rekomandimet e Komisionit për buxhet dhe financa të cilat rekomandimi do të shndërrohen në plan veprimi për të dy agjensionet.
Drejtori i doganës Rafuna theksoj se bashkërendimi i aktiviteteve me theks të veçantë në parandalimin e dukurive negative është treguar funksional.
Dogana e Kosovës, me qëllim të luftimit të informalitetit në këtë industri ka konfiskuar mbi 1200 aparate për mos-pagesë taksash si dhe në bashkëpunim me gjykatat kompetente kanë filluar procedurat përmbarimore.
Ndërsa Drejtori i ATK-së Haliti tha se ATK është duke zhvilluar aktivitete intensive bazuar në një plan të veçantë të veprimit.
Mbështetur në këtë plan po ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për lokalet e lojërave të fatit të cilat gjinden në afërsi të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike fetare dhe të pronës komunale, se nuk do të lejohet asnjë operim i kësaj veprimtarie i cili është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit 04/L-080 dhe U.A. Nr. 03/2013 të këtij ligji.
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë rreth 943 vizita te bizneset e lojërave të fatit duke përfshirë vizitat vëzhguese, përmbushëse dhe të tjera për aktivitetet e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit. Sa i përket mbylljes së pikave deri më tani janë mbyll 39 pika, në ditët në vazhdim kemi aksione të parapara për mbylljen e pikave tjera.
ATK-ja gjithashtu përmes një Njoftimi në Media ka kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit e subjekteve të lojërave të fatit respektimin e dispozitave ligjore, në të kundërtën do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore që kërkesat ligjore të zbatohen në përpikëri dhe në të gjitha rastet ku konstatohen shkeljet do të zbatoje masat ndëshkimore deri te mbyllja e veprimtarisë dhe tërheqjen e licencës.
Drejtuesit e dy institucioneve u zotuan për thellimi e bashkëpunimit drejt përafrimit apo unifikimit gradual të njësive të caktuara, me qëllim të rritjes së efektivitetit në aktivitete të përbashkëta për realizimin e objektivave, luftimin e kontrabandës dhe reduktimin e evazionit fiskal.