09 Janar 2025

Dhoma Kombëtare Tregtare, harton masa për heqjen e barrerave kufitare

Tiranë 27 prill - Dhoma Kombëtare Tregtare, e përbërë nga themeluesit Aleanca Kosovare e Bizneseve, Biznes Albania, përfaqësuesit e bizneseve nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova Lindore, kanë diskutuar në Tiranë për çështje që janë në interes të zhvillimit të përbashkët të bizneseve kombëtare.


Themeluesit në këtë takim kanë marr disa vendime të rëndësishme lidhur me avancimin dhe zhvillimin e Dhomës Kombëtare Tregtare, por edhe të bizneseve shqiptare.  


Mbështetja e dhënë nga Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Edi Rama për realizmin e aktiviteve është vlerësuar lartë nga themeluesit dhe bizneset e pranishme. 


Dhoma Kombëtare Tregtare, vlerëson se skanerët për konenier për mallëra të vendosur në pikë kalimet kufitare Shqipëri- Kosovë dhe vendet tjera, janë taksa që  ë rëndojnë pa nevojë bizneset importuese dhe eksportese andej e këndej kufirit.


Punonjësit doganore për bizneset të ofrojnë shërbime më efikase dhe pa byrokraci. 


Terminalat doganor te licencuar nga shteti  te afrojne sherbime mmë të lira.
 Themeluesit u dakorduan që takimet e Dhomës Kombëtare Tregtare, të cilat mbahen në Kosovë, të udhëhiqen nga Luan Bregasi, president i Biznes ALbanias, ndërsa ato që mbahen në Shqipëri  e shtete tjera të kryesohen nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.


“Dhoma Kombëtare Tregtare, është e hapur për të gjitha bizneset shqiptare dhe ftohen bizneset, por edhe institucionet që të bashkëpunojnë e ndihmojnë në realizmin e aktiviteteve pa cënuar e pa penguar asnjëherë të drejtën e organizatorëve.

Duhet të bëhet një DHomë Kombëtare Tregtare, ku roli i së cilës do të jetë për një komunitet të biznesit kombëtar modern dhe për partneritet të qëndrueshëm me të gjithë pa dallime”, u tha nga themeluesit e Dhomës Kombëtare Tregtare.
Mbledhja e rradhës e Dhomës Kombëtare Tregtare, pritet të mbahet në Kosovë, brenda pesëmbëdhjetë ditësh, ku do të marrin pjesë themeluesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.

 Themeluesit e Dhomës Kombëtare Tregtare Agim Shahini e Luan Bregasi

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)