Del në treg pesë euro i ri
Frankfurt, 2 maj - Kartmonedha e re e euros ka dalë në treg, fillmisht ajo përfaqësohet me 5 euroshin dhe më vonë me të gjitha kartmonedhat e tjera të saj.
Ashtu siç kishte paralajmëruar para disa muajsh në Frankfurt presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi, së shpejti pritet ndërrimi i të gjitha kartmonedhave, duke përfshirë edhe atë prej 500 eurosh.
Dallimet mes kartmonedhës së re dhe të vjetër në shikim të parë nuk vërehen, por nëse e vështron i vëren dallimet mes tyre.