05 Janar 2025

Deficiti buxhetor i Italisë arrin në 2,9 për qind

Romë, 4 maj - "Deficiti buxhetor i Italisë do të jetë në një nivel prej 2,9 për qind përgjatë vitit 2013'', thuhej në parashikimin e publikuar sot Komisioni Evropian, shifra që rezultojnë nën limitin prej 3 për qind të përcaktuara nga traktatet e Bashkimit Evropian.

''Po ashtu pritet një rënie në 2,4 për qind përgjatë vitit 2014'', deklaroi Komisioni Evropian, fakt që tregon se shumë shpejt Italia do të jetë jashtë grupit të vendeve që kanë masa të detyruara për reduktimin e deficiteve.

''Në fushën ekonomike nuk do të ketë shenja rikuperimi të terrenit të humbur në terma afatshkurtra'', theksonte KE-ja.

"Për më tepër GDP-ja do të vazhdojë të regjistrojë tkurrje, duke shkuar në 1.3 për qind këtë vit dhe në 0.7 për qind vitin e ardhshëm'', përfundonte deklaratë e KE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)