02 Janar 2025

Danimarka me deficit buxhetor më të rëndë në 28 vitet e fundit

Kopenhagë, 27 mars - Kriza ekonomike në Evropë ka goditur edhe Danimarkën. Vendi i ndikuar rëndë nga kriza ka pësuar deficitin buxhetor publik më të rëndë të 28 viteve të fundit.

Deficiti buxhetor publik për vitin 2012 në Danimarkë ka qenë më tepër se 13 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, kjo shifër është deficiti më i madh financiar i 28 viteve të fundit në Danimarkë.

Deficiti më i madh më përpara ishte përjetuar në vitin 1982 si pasojë e krizës së naftës.

Ministri i Financave Bjarne Corydon (Bjanë Koridon) në deklaratën që bëri tha se ai nuk është çuditur nga ky deficit.

Ai tha se arsyeja e kësaj është mosbesimi i Evropës mbi euron dhe mos rritja ekonomike këto vitet e fundit si pasojë e situatës ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)