Çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar ulje
Londër, 26 nëntor - Çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar ulje pas arritje së marrëveshjes mes Iranit dhe Grupit 5+1 duke shënuar çmimin më të ulët në tre javët e fundit.
Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se çmimi i naftës brent në tregun e Londër për herë të parë në tre javët e fundit ka rënë për 2.7%, ndërsa është ulur edhe çmimi i naftës së lehtë të Amerikës me 1.5% në tregun e New Yorkut.
Në bazë të kësaj, nafta e detit verior është shitur me 109 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e lehtë e Amerikës është shitur me 93.39 dollarë për fuçi.
Kjo është në kohën kur burimet informacione kanë bërë të ditur së janë hequr sanksionet kundër kompanive të sigurimit për anijet transportuese të naftës së Iranit, gjë që do të shtojë eksportin e naftës së Iranit në vendet aziatike dhe kështu do të ulet edhe më shumë çmimi i naftës.