Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën për 1.0 %
Prishtinë, 23 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit TM1-2014.
Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën për 1.0 % në mes të TM4 2013 dhe TM1 2014. Kurse, krahasuar me TM1 2013 çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej -1.0 %.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e mineraleve metalike (7.0%), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (5.4%), prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (1.8%), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (1.4%), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (1.0%), furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (0.2%), prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1%) dhe industria e tekstilit (0.1%).
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (-10.8 %), prodhimi i makinave dhe pajisjeve (-5.6%), industria e veshjeve dhe gëzofëve (-4.1 %), prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-4.0%), botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (-2.8%), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-1.4%), prodhimi i kemikaleve dhe produkteve kimike (-1.0%), përpunimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-0.8 %), prodhimi i metaleve (-0.7 %), industri të tjera nxjerrëse (-0.3 %) dhe industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-0.2 %).
Krahasuar me TM1 2013 dhe TM1 2014, Çmimet e Prodhimit në Kosovë pësuar rënie në një mesatare prej -1.0 %. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te prodhimi i metaleve (-11.3%), nxjerrja e mineraleve metalike (-11.0%), prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (-10.8%), industria e veshjeve dhe gëzofëve (-10.7%), prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-10.5%), prodhimi i kemikaleve dhe produkteve kimike (-7.4%), prodhimi i makinave dhe pajisjeve (-5.6%), botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (-5.2%), prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-3.8%), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-2.4%) dhe prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-1.2%).
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te industria e tekstilit (10.6 %), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (5.9%), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (3.5%), furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (3.3%), përpunimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (1.3%), prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.8%), mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.6%), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (0.6 %), dhe industri të tjera nxjerrëse (0.5 %).