Çmimet e pasurive të paluajtshme në Athinë shënojnë rënie drastike
Athinë, 23 korrik - Çmimet e pasurive të paluajtshme në Athinë po shënojnë rënie drastike për shkak krizës, pasi në disa zona të kryeqytetit të vendit ballkanik këto çmime kanë arritur deri në 100 euro për metër katror, shkruan gazeta greke \"Impresia\".
Bëhet fjalë për banesa të vjetra, kryesisht 30-40 vjeçare, por që nuk kanë nevojë për rinovim dhe janë të përshtatshme për jetesë.
Oferta e madhe e pronave për çmime kaq të ulëta i referohet faktit se pronarët e tyre nuk janë në gjendje t\'i paguajnë tatimet dhe janë të detyruar t\'i shesin.
Sipas zyrave të pasurive të paluajtshme, aktualisht në treg ka rreth 270 mijë banesa të tilla.
Vlerësohet se me pak para, për shembull me 10 mijë euro, mund të blihen banesa me dy apo një dhomë në gjendje të mirë.
Ato ndodhen në lagjet \'\'Kipseli\'\', \'\'Pangrati\'\', \'\'Ajos Pantelemonas\'\', \'\'Keracini\'\' dhe \'\'Ilisia\'\'.