08 Janar 2025

Çmimet e naftës në SHBA ranë nën 100 dollarë

New York, 22 tetor - Çmimi i naftës WTI në ankandet e 21 tetorit për herë të parë që nga korriku i këtij viti ra nën 100 dollarë, dëshmojnë të dhënat e bursës tregtare të New Yorkut.

Sipas gjendjes në 11:10 GMT futures e nëntorit për WTI ranë me 0,92 % deri në 99.88 dollarë për fuçi.

Siç vë në dukje Bloomberg, lënda e parë u lirua në kuadër të publikimit të të dhënave mbi rritjen e rezervave të naftës në SHBA, të cilat kanë arritur nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit.

Në fund të gushtit fuçia WTI u shtrenjtua deri në 112.24 dollarë - niveli më i lartë që nga maji i vitit 2011.

Për 2 ditë futures e naftës u rritën me 6.5 dollarë. Gjatë po atyre ditëve kostoja e lëndës së para të markës \"Brent\" u rrit nga 108.5 dollarë deri në 113.8 dollarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)