Çmimet e konsumit në Greqi shënojnë rënie të vazhdueshme
Athinë, 11 maj - Çmimet e konsumit në Greqi kanë regjistruar rënie të vazhdueshme gjatë muajit prill me 0,6 për qind, sipas të dhënave të publikuara sot nga Autoriteti grek i Statistikave.
Në mars çmimet regjistruan një ulje në 0,2 për qind, kundrejt një rritje në 0,1 për qind në janar.
Një vit më parë, në prill të vitit 2012, çmimet u rritën me 1,9 për qind.
Gjatë një viti, uljet më të forta të çmimeve janë regjistruar në sektorin e komunikacioneve deri në -5,1 për qind, për shkak të uljes së çmimeve të shërbimeve telefonike dhe në sektorin e transporteve në -4,3 për qind, pas uljes së çmimeve të automjeteve dhe karburanteve.
Gjatë një muaji, rritja më e madhe u regjistrua në sektorin e veshjeve dhe të këpucëve me +8,6 për qind.
Rënia e çmimeve në Greqi filloi në mars të vitit 2013, për herë të parë në 45 vjet, që nga maji i vitit 1968.