Certifikatat Kosovë-Shqipëri vlejnë në dy vendet
Prishtinë, 23 qershor - Drejtori i përgjithshëmi Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna priti në një takim pune kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.
Në këtë takim Rafuna njoftoi Odën ekonomike lidhur zhvillimet në Doganën e Kosovës dhe me marrëveshjet e arritura me doganën e Shqipërisë me theks të veçantë në lehtësirat të cilat krijojnë këto marrëveshje për bizneset e shteteve tona.
Drejtori Rafuna theksojë se marrëveshja me Shqipërinë parasheh që certifikatat e ndryshme që lëshohet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të vlejnë për dy territoret respektive.
Gjithashtu njoftoj Odën lidhur me heqjen e taksës së portit të Durrësit për të gjitha mallrat që tranzitojnë për në Kosovë. Këto janë zhvillime pozitive për biznesin tonë pasi ulin koston e importi apo eksport sepse bizneset nuk kanë shpenzime shtesë për certifikata të ndryshme.
Si një zhvillim tjetër pozitiv drejtori Rafuna theksoj aplikimin e përbashkët me Doganën e Shqipërisë në Komisionin evropian për të ndërtuar një objekt të përbashkët, kjo iniciativë është përkrahur nga Komisioni evropian dhe pritet që të filloj puna rreth realizimit të këtij plani.
Kurse në aspektin e punës së doganës drejtori falënderojë përfaqësuesit e odës për kontributin e tyre gjithashtu njoftoj se dogana ka rritur të hyrat për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, por nga ana tjetër është duke punuar intezivishtë në krijimin e lehtësirave për biznesin legjitim, respektivisht shtimin e numrit të kompanive për 40 të cilat mund të përdorin kanalin e kaltër, risi tjetër është edhe alokimi i një zyrtari doganor në secilin drejtori doganore me detyrën të veçantë në ofrimin e këshillave dhe asistencës për bizneset e ndryshme.
Nga ana tjetër Gërxhaliu theksojë më gëzon fakti i avancimit të bashkëpunimit në mes të doganës së Kosovës dhe asaj Shqiptare dhe besoj se kjo do të në avancimin dhe rritjen e këmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu falënderojë Doganën për dialogun konstruktiv jo vetëm me odën ekonomike por edhe me bizneset serioze ku fal këtij dialogu është arritur të zgjerohet kanali i kaltër dhe të ju mundësohet bizneseve një kalim i lehtë por i sigurt i kufirit. Ky dialog reflekton direkt me eliminimin e procedurave burokratike dhe përmirësimin e ambientit të bërit biznes.
Gjithashtu në këtë takim drejtori i përgjithshëm njoftoj Odën për përpjekjet e vazhdueshme të doganës për arritjen e marrëveshjeve edhe me dy dogana evropiane për shkëmbim të informatave që do të ndihmojnë doganën në luftimin e evazionit.
Drejtori theksojë se shumë shpjet parashihet të fillojë edhe procedura e licencimit të shpedicioneve ashtu që përmbyllët me sukses reforma e sistemit doganor më Kosovë.