Bursat evropiane kanë regjistruar rritje të lehtë
Frankfurt, 3 prill - Bursat evropiane kanë regjistruar rritje të lehtë pas festës së Pashkëve, me përjashtim të bursës së Milanos, që regjistroi një ulje prej rreth -0,3 për qind, fakt që zbeh paqartësitë mbi situatën politike dhe dobësimin e fuqisë blerëse bankare.
Para takimit mes prfaqësuesve të qeverisë greko-qipriote me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi termat e rimbursimit të ndihmave, Londra, Parisi dhe Frankfurti regjistrojnë një rritje prej 0,4 për qind.
Në të kundërt me tablonë politike ende tepër fluide në Itali, regjistron përmirësime edhe spredi ku mes btp dhe bund, që zbriti në 341 pikë.