Bursa e Stambollit, e 44-ta në botë
Stamboll, 28 nëntor - Bursa e Stambollit vazhdon të korrë suksese të reja dhe sipas vlerësimeve të fundit është renditur vendin e 44 në rang botëror, si një nga qendrat më të mira financiare në të gjithë botën ndërkohë që në vitin 2011 renditej në vendin e 71.
Ajo u rendit në vendin e 44 në rang botëror, si një nga qendrat më të mira financiare në të gjithë botën ndërkohë që në vitin 2011 renditej në vendin e 71.
Kryetari i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, Ibrahim Turham u shpreh: Bursa e Stambollit është mjaft e suksesshme dhe tashmë ajo ka korrur suksese të reja.
Sukseset e arritura vijnë si rezultat i hedhjes së hapave të reja në teknologji, futjen e produkteve të reja dhe ndërtimi i Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Së shpejti do të firmosim marrëveshjen edhe me NASDAQ, e cila do përmirësojë infrastrukturën dhe ta sjellë këtë bursë në një pozicion të ri, përfundoi ai.