08 Janar 2025

Bursa e New Yorkut shënoi rritje të lehtë

New York, 12 tetor - Bursa e New Yorkut shënoi rritje të lehtë pak pas hapjes së saj ditën e premte, pas fillimit euforik të ditës së djeshme me shpresën e arritjes së marrëveshjes mbi borxhin e SHBA-së, ende të pa finalizuar: Indeksi Dow Jones shënoi 0.12 për qind dhe Nasdaq 0.08 për qind.

Rreth orës 13:45, Dow Jones avancoi me 17,78 pikë në 15.143,85 pikë ndërsa Nasdaq i mbizotëruar nga teknologjia, ka marrë 3 pikë në 3.763,75 pikë.

Indeksi u rrit në \'\'Standart & Poor 500\'\' duke shënuar stabilitet në +0.02 për qind (+0.39 pikë) në 1.692,95 pikë.

Bursa Wall Street përfundoi seancën duke shënuar rritjen e saj më të madhe që nga fillimi i vitit, me shpresën e një marrëveshjeje për ngritjen e borxhit në SHBA: Dow Jones u rrit me 2.18 për qind në 15.126,07 pikë dhe Nasdaq me 2.26 për qind në 3.760,75 pikë.

\'\'Duke rikujtuar fitimet e qëndrueshme të ditës së mëparshme, aksionet e filluan seancën mjaft keq, diskutimet ndërmjet zyrtarëve (republikanë) të Dhomës së Përgaqësuesve dhe Shtëpisë së Bardhë deri më tani nuk kanë arritur ende në një marrëveshje konkrete, njoftoi zyra e Charles Schwab. Tregu është përmirësuar në shtatë nga dhjetë sektorë që kanë arritur një marrëveshje\'\', bëri të ditur faqja në internet Briefing.com.

Pas takimit të djeshëm që zgjati më shumë se një orë midis presidentit Barack Obama dhe 20 zyrtarëve republikanë, drejtuesi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Eric Cantor zbuloi një detaj rreth marrëveshjes për rritjen e borxhit.

Por tani për tani \'\'asnjë vendimin përfundimtar nuk është marrë\'\', njoftoi zëdhënësi i presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)