Brazilianët protestojnë ndaj rritjes së çmimeve
Sipas agjencisë Itartas, qindra brazilianë një ditë më parë kanë protestuar përpara shtëpisë së Sergio Kabral, guvernatorit të Rio de Zhanieros për shkak të rritjes së çmimeve dhe më pas kanë hedhur gurë në dyqane dhe degët e bankave.
Protestuesit kanë kërkuar përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore publike dhe shërbimeve të arsimimit, parandalimin e korrupsionit si dhe uljen e çmimeve.
Sipas këtij raporti policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Si pasojë e këtyre përleshjeve janë plagosur 4 oficerë policie si dhe janë arrestuar 7 protestues.