BP ka ndërmend t'u blejë aksionet e veta investitorëve
Londër, 23 mars - Korporata britanike e naftës BP shpalli mbi blerjen e aksioneve të veta nga investitorët për 8 miliardë dollarë për llogari të fondeve të marra nga Rosneft për 50% të kompanisë TNK-BP.
Siç njoftoi kompania BP në këtë mënyrë ajo synon tu kthejë investitorëve shumën, ekuivalente me atë që u shpenzua për blerjen e aksioneve në kompaninë TNK-BP në vitin 2003.
4.48 miliardë dollarët e tjerë, të marrë nga Rosneft, BP ka ndërmend ti përdorë për reduktimin e borxhit të vet.