Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën
Tiranë, 21 maj - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, kanë marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe janë takuar me mbi pesëdhjetë biznese nga Bosnje Hercegovina.
Kryetari i AKB-së, i ftoi bizneset dhe zyrtarët institucional e politik nga Bosnja që të vijnë në Kosovë dhe të njihen së afërmi me kushtet dhe të kuptojnë se Kosova është një vend mik i Bosnjes, vend i përspektivës dhe zhvillimit ekonomik të regjionit.
Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneve, tha për të pranishmëve se ndihet mirë në mesin e investititorëve të pesë shteteve, sidomos atyre nga Bosnja, për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit regjional që Kosova në këtë proces integrues është tepër liberale dhe po prinë duke ofruar mundësi tejet konkuruese në krahasim me vendet tjera.
Sipas tij Kosova dhe Shqipëria, janë dy vende që po krijojnë politika më konkuruese në Ballkanin perëndimor dhe investimet në çdo vit janë në rritje.
Ai tregoi se edhe invetsimet e Kosovës në Bosnje të cilat janë vazhdimisht në rritje dhe Kosova po investon atje gjë e cila na bënë të ndihemi mirë.
Ai shtoi se Kosova është mundësi e re për invetsime në Ballkanin perëndimor.
Ne kërkojmë nga bizneset boshnjake që të vijnë në Kosovë për të investuar, sepse Kosova është një vend i shpresës e cila po krijon hapësirë për investime pa diskrimunuar asnjë investitir se nga vjen, por ka tretman si investitior vendës dhe këtë e gjeni vetëm në Kosovë. Politikat fiskale dhe tregtare në vendin tonë, po tregojnë se janë konkurrente dhe kemi një rritje të madhe në këtë krizë, e cila ka prekur regjionin e më gjerë, tha Agim Shahini.
Sipas kreut të AKB-së, Kosova dhe Bosnja, kanë pasur një fat të keqë të përbashkët në të kaluarën nga i njejti armik, të cilën duhet lënë anash dhe të shkohet drejt së ardhmes e cila është që bashkarisht të integrohemi dhe të krijohen politika të përbashkëta dhe të cilat do të jenë në drejtim të rritjes së investimeve e bashkëpunimit të bizneseve.
Edhe pse dy shtetet përjetuan një luftë të njejtë, bizneset kanë bashkpunuar vazhdimisht, e derisa sot jemi të barabartë si shtete e kemi politika shumë të mira dhe infrastrukturë të mirë, pse të mos rritet edhe më shumë bashkëpunimi, tha Shahini.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregoi se bizneset nga Kosova në Bosnje, ende po kanë probleme dhe pengesa të mëdha për qarkullim dhe institucionet e Bosnjes dhe të tjerat duhet të krijojnë lehtësira për biznesin dhe duhet shikuar interesi i tyre.
Sipas tij Kosova ofron kushte shumë favorizuese për bërie të biznesit, ku edhe ndërtimi i autostradës ka ndikur në uljen e kostos së transportit nëpërmjet porteve detare shqiptare dhe mundësvie tjera. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, po invetsojnë shumë për të krijuar infrastrukturë më konuruese për transportin e mallrave, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, i ftoi bizneset dhe zyrtarët institucional e politik nga Bosnja që të vijnë në Kosovë dhe të njihen së afërmi me kushtet dhe të kuptojnë se Kosova është një vend mik i Bosnjes, vend i përspektivës dhe zhvillimit ekonomik të regjionit.
Florian Mima, ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, tha se Shqipëria është një mundësi e artë për invetsime të huaja dhe ka një treg unik prej mbi 16 milionë banorësh shqiptar.
Ai shtoi se ky treg ngjallë interesim jo vetëm eknomik por edhe atë gjeo-politik të Evropës. Sipas tij për të arritur këtë të gjithë duhet angazhuar me punë.
Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale të mëdha për investime, tha ministri Mima.
Ai shtoi se ushqimet shqiptare janë më cilësoret dhe më të shijshmet në rajon e më gjerë.
Erdal Trhuli, ministër i Energjisë, Minierave dhe Industrinë e Bosnje Hercegovinës, tha se Shqipëria dhe Kosova janë vende nga ku mund të mësohet shumë, sepse ofrojnë resurse të mira.
Ai tregoi se Bosnja, ka shënuar suksese dhe po ashtu ofron resurse shumë të mira për invetsime.
Është shumë lehtë të bëhen ura lidhëse, por është vështirë realizimi i tyre. Shqipëria kë bërë hapin e parë për bashkëpunim me Bosnje dhe bashkëpunimi do të forcohet jo vetëm në fushën eknomike, por edhe në atë turistike e fusha tjera, tha ministri i Industrisë së Bonsjës.
Flamur Gashi, ambasador i Shqipërisë në Bosnje, tha se edhe përkundër asaj që Kosova nuk ka ambasad në Bosnje, rolin e saj po e luan ambasada shqiptare në të cilën mund të llogarisin bizneset nga Kosova si ambasad të tyren.
Për çdo gjë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë përfaqëson interesat edhe të biznesit kosovar. Ofroi gjithë gatishmërinë për bashkëpunim me Bosnjen të bizneseve nga Kosova, tha ambasadori Gashi.
Ai shtoi se me këtë po hapin një rrugë të rëndësishme të bashkëpunimit me Bosnjen dhe aktivitetet do të shtohen.
Qëllimi i bashkëpunimit është së pari njohja dhe thyerja e paragjykimeve e të cilat ndodhin vetëm nga mos njohja. Sa më parë eliminohen paragjykimit, aq më shpejt rritet bashkëpunimi.
Dihet pengesa e mosnjohjes së Kosovës nga Bosnja dhe duke ditur këto rrethana nuk kemi kërkuar me ngulmë njohjen e Kosovës, por kemi kërkuar njohjen e dokumentacionit të Kosovës dhe lëvizjen e lirë të mallrave e qytetarëve,tha ambasadori shqiptar në Bosnje.
Flamur Gashi, shtoi se Bosnja duhet të shkoj në hap me vendet tjera dhe negociatat që po zhvillohen. Ai këkroi nga të gjithë të prnaishmit nga Bosnja që të ndikojnë tek shteti i tyre për lehtësira për qytetarët dhe biznesin e Kosovës.
Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agro Binzesit Shqiptar, tha se shteti ofron kushte dhe lehtësira optimale për invetsime. Ai bëri thirrje biznesve nga Bosnja për investime. Sipas tij afrimi i bizneseve ofron kombet për të punuar e bashkjetuar pa urrejtje.