Borxhi e lë Shqipërinë në një nivel mesatar besueshmërie për investime
Tiranë, 28 nëntor - Moody\'s, kompania lider në botë për të vlerësuar situatën ekonomike dhe financiare të vendeve të ndryshme, e renditi edhe sivjet Shqipërinë në nivelin B1, nivel që mbetet i pandryshuar në vlerësimet e kësaj kompanie që në vitin 2008.
Zv.Presidenti i Moody-s, Jonathan Schiffer, do të shprehej pesë vjet më parë në revistën e mirënjohur Forbes se Renditja e Shqiperise ne nivelin B1 reflekton faktin se vendi eshte ne tranzicion per te krijuar nje ekonomi tregu nga nje ekonomi teresisht e izoluar dhe me te ardhura shume te uleta per frymë\".
Këtë vit klasifikimi vazhdoi në nivelin B1 për shkak të përkeqësimit në vitin 2012 të financave publike, prirjes së borxhit publik për t\' u rritur dhe vazhdimit të rritjes së ulët ekonomike edhe në vitet në vijim.
Niveli B1, në gjuhën e ekonomistëve dhe financierëve përkthehet vend me një nivel jo të lartë besueshmërie për investime dhe institucionet kredituese.
Mundësia e marrjes nga Shqipëria në dhjetor të këtij viti të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE vlerësohet si pozitiv nga Moody\'s.
Ne raportin e kompanisë së vlerësimit të riskut vihet në dukje se pritet te ketë ndikim pozitiv statusi i vendit kandidat për në BE, që ka shumë gjasa që t\'i jepet Shqipërisë në dhjetor dhe ndërtimi i gazsjellësit TAP në vitin 2015.