Biznesmen nga India të interesuar për investime në Mitrovicë
Mitrovicë, 5 shkurt - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indiane, me të cilët kanë biseduar për investimet indiane në Mitrovicë.
Kryetari Bahtiri, tha se Mitrovica ofron shumë mundësi për investuesit e huaj. Ai ka përmendur resurset e mëdha ekonomike që ka qyteti i Mitrovicës.
Kryetari i Bahtiri, shtoi se do t`i mbështes të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në Mitrovicë.
Ne jemi shumë të hapur që t`i përkrahim të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në Mitrovicë. Mitrovica ka shumë resurse natyrore dhe njerëzore, që janë element kyç për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë, ka thënë Bahtiri.
Ndërsa përfaqësuesit nga Oda Ekonomike Indiane, kanë shprehur interesimin e tyre që në të ardhmen e afërt të investojnë në Mitrovicë.
Anil Mishra nga OKI-ja, deklaroi se investuesit indian dëshirojnë që të investojnë në projekte të ndryshme në Mitrovice.
Mitrovica ofron mundësi të shumta për investuesit indian. Ne jemi të interesuar që të investojmë në lëmi të ndryshme në Mitrovicë, ka thënë Mishira.