08 Janar 2025

Bizneset Kroate e Gjermane të interesuara të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, sot takoi një grup përfaqësuesish të bizneseve “Aqua Promet” nga Kroacia dhe “Saint-Gobain” nga Gjermania, të specializuar në sektorin e ujit të pijshëm dhe përpunimin e ujërave të zeza.

Mysafirët prezantuan profilin dhe përvojën e tyre në menaxhimin e ujërave të zeza dhe ndërtimin e sistemeve të tubacionit në vendet e Evropës, ndërkaq shprehën interesimin dhe gatishmërinë e tyre që përmes ndihmës së MMPH të zhvillojnë këtë sektor edhe në Kosovë. 

Ministri Gashi falenderoi përfaqësuesit për interesimin e tyre dhe gjithashtu u shpreh mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës të Kroacisë dhe Gjermanisë.

Duke përmendur eksperiencat e mira që ka pasur MMPH me institucionet e këtyre vendeve në fushat e ndërtimit, Ministri Gashi u shpreh i kënaqur për shtrirjen e bashkëpunimit edhe në sektorin e ujërave.

Ai shpalosi planet e MMPH për rregullimin e sistemeve të menaxhimit të ujërave në qendrat kryesore të Kosovës, dhe tha se “ky është moment i mirë për këto kompani të profilizuara të qëndrojnë në Kosovë”.

Aqua Promet dhe Saint Gobain janë kompani të njohura për ekspertizën e tyre në menaxhimin e ujërave dhe instalimin e tubacioneve të ujërave, kryesisht në Kroaci, Gjermani, Austri, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)