05 Janar 2025

Biznesët gjermane zgjidhnin Shqipërinë për të investuar

Tiranë, 25 maj - Nga një anketim të kryer nga Shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri rezulton se 81% e biznesmenëve gjermanë që ushtrojnë aktivitetin në territorin shqiptar do të zgjidhnin sërish Shqipërinë për të kryer investimet e tyre.

Krahasuar me vendet e tjera në Europën Juglindore, Shqipëria renditet e dyta për nga tërheqja për investime.

“Ka shumë faktorë, të cilët vlerësohen pozitivisht, këtu mund të flas për faktorët që kanë të bëjnë me punonjësit me motivimin për punë që ata kanë, produktivitetin që ata japin dhe koston e punës, por ka edhe disa faktorë të tjerë që shihen më pak pozitiv që lidhen me kuadrin ligjor, lufta kundër korrupsionit, të cilat duhet të përmirësohen edhe më tej.

Por përveç këtyre faktorëve të veçuar, vlerësimi i biznesit gjerman nëse duan të vijnë sërish dhe të investojnë në Shqipëri e vlerësohet pozitivisht.

Nga anketimi ynë, unë e vlerësoj se ata janë të kënaqur me investimet e tyre në Shqipëri. Për të ardhur në Shqipëri për të investuar natyrisht që taksa e sheshtë është një faktor vendimtar dhe niveli i taksave këtu përshëndetet nga biznesmenët gjermanë”.

Nga ky sondazh i Diha-s, vlerësime optimiste jepen mbi investimet dhe xhiron vjetore të realizuara nga kompanitë gjermane.

Mbi 44% e bizneseve llogarisin një numër në rritje të të punësuarve për vitin 2012 edhe investimet e kryera në Shqipëri nga gjermanët rezultojnë për vitin 2011 në rritje për 48% të tyre, ndërkohë që parashikojnë një ecuri më pozitive për këtë vit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)