Bien investimet e huaja direkte të Kinës
Pekin, 19 gusht - Investimet e huaja direkte të Kinës, ranë në shtatë muajt e parë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për të parën herë në 17 muaj.
Shen Danyang, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, parashikon se investimet e huaja të Kinës do të mbajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje në vitet e ardhshme, ndërsa këtë vit ato do të mbeten në një nivel të ngjashëm me vitin e kaluar.
Në të njëjtën kohë, Kina është kthzer në investitorin e tretë më të madh në botë duke eksportuar kapital me vlerë rreth 53 miliardë dollarë gjatë shtatë muajve të parë të vitit.