Bien indekset e aksioneve në bursat Europiane
Frankfurt, 17 maj - Indeksi i aksioneve në bursat kryesore evropiane është ulur dhe sipas agjencisë franceze të lajmeve, vlera e aksioneve në bursën Taks në Gjermani, është ulur me 0.
2 %, duke arritur në 8342 njësi. Bursa franceze CAC 40 pësoi një rënie prej 0.4 %, duke arritur në 1968 njësi.
Sipas këtij raporti, vlera e euros përballë dollarit është ulur. Gjithashtu është ulur edhe prodhimi i brendshëm bruto i vendeve të eurozonës.
Sipas të dhënave prodhimi i brendshëm bruto i vendeve të eurozonës nga Janari deri në Mars 2013, ka pësuar një rënie prej 0.2 %. Ky është tremujori i gjashtë radhazi që ekonomia e 17 vendeve të eurozonës pëson rënie.