Bien eksportet kineze për 6.6 për qind
Pekin, 10 prill - Eksportet e Kinës kanë pësuar një rënie të papritur gjatë muajit mars.
Raportet tregojnë se eksporti i Kinës vetëm gjatë këtij muaji, ka rënë për 6.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Edhe importet janë ulur për afro 11.3 pë qind dhe kjo është bërë me qëllim të uljes së ekonomisë së zezë.
Sido që të jetë, rënia e papritur e eksportit, rrezikon humbjen e qindra vendeve të punës e përkatësisht të atyre që punojnë në industri e që kanë miliona punëtorë kinezë.