Bie vlera e bursës së New Yorkut dhe Evropës
New York, 16 maj - Agjencia e lajmeve Reuters njofton se si pasojë e shtimit të vlerës së aksioneve në fund të shkëmbimeve të ditës së mërkurë dhe si rezultat i kujdesit të investitorëve në fund të këtyre shkëmbimeve, vlera e përgjithshme e bursës së New Yorkut në fillim të shkëmbimeve të ditës së enjte ka rënë
ndjeshëm. Mesatarja e vlerës së industrisë Dave Junes me 52 njësi ose 31 % ka pësuar ulje në 16 mijë e 561 njësi. Dave Junes është një ndër tre indekset e faktorëve të bursës së letrave me vlerë të New Yorkut që përbëhet nga aksionet e 30 kompanive më të mëdha në bursën e këtij qytetit.
Vlera e indeksit Nazdak, një indeks tjetër në bursën e letrave me vlerë të Nju Jorkut, që është tregu më i madh i shkëmbimeve elektronike në SHBA ka pësuar ulje me 18 % duke arritur vlerën e 4 mijë e 93 njësi.
Vlera e indeksit të Standard And Poors 500, ka pësuar ulje me 32 % duke kapur shifrën e 1882 njësi.
Ky indeks gjithashtu përbën indeksin e tretë që ndikon në bursën e letrave me vlerë të New Yorkut që përbëhet nga aksionet e 500 kompanive të rëndësishme në tregun e bursës së New Yorkut .