Bie tregtia mes Kinës dhe Koresë së Veriut
Pekin, 10 prill - Tregtia e deklaruar me Korenë e Veriut përbën vetëm 0,1 për qind të tregtisë së jashtme të Kinës dhe ky volum është në rënie që prej tre mujorit të parë të vitit 2013, njoftuan sot në Pekin doganat kineze.
\'\'Tregtia me Korenë e Veriut është rritur me 1,31 miliardë dollarë në tre mujorin e parë, një ulje me 7,2 për qind në një vit\'\', theksoi në një konferencë shtypi zëdhënësi i doganave kineze, Zheng Yuesheng.
\'\'Eksportet drejt Koresë së Veriut kanë pësuar rënie me 13,8 për qind, me 720 milionë dollarë dhe importet që nga Koreja e Veriut kanë regjistruar rritje me 2,5 për qind, me 590 milionë dollarë\'\', shtoi Zheng.
\'\'Volumi i tregtisë mes Kinës dhe Koresë së Jugut është 50 herë më i rëndësishëm\'\', sipas doganave kineze.
Gadishulli Korean ka njohur së fundi një sërë tensionesh që prej lëshimit të një rakete koreano-veriore në muajin dhjetor 2012, pasuar nga një provë bërthamore e realizuar nga Pheniani në muajin shkurt, iniciativa që kanë rritur shqetësimin e Pekinit.
Por, një zëdhënës i diplomacisë kineze refuzoi të konfirmonte nëse kjo rënie e tregtisë mes Kinës dhe Koresë së Veriut reflektonte pakënaqësinë e Pekinit përballë Phenianit.