05 Janar 2025

BERZH: Kosova duhet të rrisë prodhimet e brendshme

Washington, 23 prill -  Vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë ndjerë krizën e Eurozonës, janë ekonomi shumë të vogla dhe mund të përfitojnë nga rimëkëmbja e ekonomisë botërore, nëse marrin tani masa përmes politikave të tyre ekonomike, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës Presidenti i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Suma Chakrabarti.

Ai thotë se për të shtuar rritjen ekonomike, BERZH i këshillon këto vende që mes të tjerash, të mendojnë në mënyrë rajonale.

Sipas tij vendet e Ballkanit përendimor nuk e kanë ndjerë ndikimin e krizës evropianë aq shumë sa disa vende të tjera në rajon, por kanë ndjerë në një farë mase, nga bankat greke dhe ato italiane.

Kosova, sapo është bërë anëtare e BERZH-it në dhjetor. Chakrabarti ka theksuar se më 1 maj do të diskutohet në bord strategjia për vendin, dhe shpreson që po atë ditë të miratohet strategjia e re për Kosovën.

E rëndësishme sipas tij tani është të bëhen investime për të shtuar rritjen ekonomike, për të luftuar papunësinë, në veçanti atë mes të rinjve, sepse kjo është e rrezikshme për cilindo vend.

\"Prandaj Banka do të përqëndohet tek integrimi rajonal i vendit, infrastruktura do të jetë  e rëndësishme si ajo lidhëse mes Kosovës me Maqedoninë, me Shqipërinë, por ne duhet të përqëndrohemi edhe te projeket enegjitike dhe ato të ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Unë u impresionova shumë në Prishtinë, kur pashë qendrën tregtare që furnizohej nga prodhimet lokale\", ka thënë Chakrabarti.

Më parë Kosova ka importuar mallra, por tani sipas tij duhet të rrisë prodhimet e brendshme.

\"Pashë një fabrikë jo larg kufirit me Shqipërinë, fabrikën e lëngut të frutave, Laberion, në një zonë shumë të varfër të Kosovës dhe ai ishte një projekt mjaft i suksesshëm. E përsëris,  për të ulur papunësinë duhen shumë projekte të kësaj natyre\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)