Bernajk dhe Jarinjë, zhdoganohen 522 dërgesa të ndryshme
Prishtinë, 20 dhjetor - Që nga fillimi i procedurave të rregullta doganore në dy pikë-kalimet doganore të veriut janë zhdoganuar 522 dërgesa të ndryshme.
Në Jarinje ka një numër më të madh të dërgesave ku totali arrin në 395 dërgesa kurse në Brnjak totali i dërgesave është 127.
Që nga fillimi i procedurave doganor, prej 522 dërgesave të cilat kanë hyrë përmes këtyre dy pikë-kalimeve kufitare 121 dergesa apo (23%) janë zhdoganuar në pjesën veriore, kurse 401 dergesa apo (77%) janë adresuar në terminalet e zhdoganimit të brendshëm në pjesët tjera të Kosovës.
Kurse sa i përket zhdoganimeve të cilat janë kryer në veri deri më tani kemi mbledhur të hyra të cilat janë mbi 15.000 .
Sa i përket nivelit të sigurisë nuk ka pasur incidente si dhe kërcënim të sigurisë për stafin i cili punon në ato dy pika kufitare. Gjithashtu bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së IBM ka qenë në nivelin e duhur.