09 Janar 2025

Berjani, çmimi i arkave fiskale është tepër i lartë

Prishtinë, 27 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim një delegacion nga Shoqata e naftëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Fadil Berjani.

Kryetar i shoqatës, Berjani, paraqiti para kryetarit shqetësimet e kësaj shoqate lidhur me kërkesën për fiskalizimin e pikave të karburantit, përkatësisht, çmimin e arkave fiskale. 

Ai tha se çmimi i arkave fiskale, me të cilat është kërkuar të pajisen pikat e karburantit, është tepër i lartë dhe rrjedhimisht, i papërballueshëm për shumicën e pronarëve të tyre.

Berjani tha se naftëtarët nuk janë kundër fiskalizimit, por janë të pakënaqur me çmimin e arkave dhe pamundësinë për të zgjedhur në mesin e një numri më të madh të operatorëve.

Kryeparlamentari Krasniqi, pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të naftëtarëve, vlerësoi se Kushtetuta e vendit nuk lejon krijimin e monopoleve në asnjë lëmë.

Kreu i Kuvendit tha se monopolizimi dëmton shumicën e bizneseve, e në mënyrë të veçantë qytetarët.

Kësisoj, ai përsëriti qëndrimin për të respektuar procedurat legjislative për çdo çështje që adresohet në Kuvend, sipas rregullores.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)